Presidenti francez Emmanuel Macron po planifikon, sipas Reuters, një samit të ri për Ukrainën këtë të mërkurë.
Siç raporton agjencia, Franca planifikon të organizojë një takim të dytë për të diskutuar çështjen e Ukrainës dhe sigurisë evropiane, por këtë herë ajo ka ftuar vendet evropiane që nuk morën pjesë në takimin e së hënës së kaluar, si dhe aleatin e NATO-s, Kanadanë.
Të ftuarit janë Norvegjia, Kanadaja, Lituania, Estonia, Letonia, Republika Çeke, Greqia, Finlanda, Rumania, Suedia dhe Belgjika.
Formati do të jetë hibrid, duke përfshirë pjesëmarrjen nëpërmjet videokonferencës, thanë tre diplomatë.
Vihet re se në samitin e djeshëm të Parisit morën pjesë Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Holanda, Polonia, Britania, Danimarka (si përfaqësuese e vendeve baltike), BE-ja përmes Presidentit të Këshillit Evropian dhe Presidentit të Komisionit Evropian, si dhe NATO-s, përmes Sekretarit të Përgjithshëm.