Presidenti francez Emmanuel Macron ka hedhur poshtë idenë e emërimit të një qeverie të krahut të majtë për t’i dhënë fund bllokimit politik të vendit, në një lëvizje që ndezi zemërim në mesin e aleancës së majtë të vendit .
Macron tha se të pasurit e një qeverie të majtë do të kërcënonte “stabilitetin institucional”. Udhëheqësja e Partisë së Gjelbër Marine Tondelier tha se njoftimi i Macron ishte një turp, duke shtuar se ai po injoronte rezultatet e zgjedhjeve. Zgjedhjet panë Asamblenë Kombëtare prej 577 vendesh të ndarë mes aleancës Frontin e Ri Popullor të merrte mbi 190 vende, e ndjekur nga grupi qendror i Macron me rreth 160 vende dhe Tubimi kombëtar i lideres së ekstremit të djathtë francez Marine Le Pen me 140 vende por asnjë grup politik nuk ishte në gjendje të fitonte shumicën në zgjedhje,
Fronti i Ri Popullor ka deklaruar se ka të drejtë të formojë një qeveri, por partitë e qendrës dhe të krahut të djathtë janë zotuar ta votojnë atë kundër çdo votëbesimi.
“Përgjegjësia ime është që vendi të mos bllokohet apo dobësohet. Partia Socialiste, të Gjelbërit dhe Komunistët nuk kanë propozuar ende mënyra për të bashkëpunuar me forcat e tjera politike. Tani u takon atyre ta bëjnë këtë,” tha Macron në një deklaratë duke u bërë thirrje të gjithë liderëve politikë të ngrihen në këmbë duke demonstruar një frymë përgjegjësie.
Pas takimit me MacroN, Marine le Pen dhe Jordan Bardella e përshkruan Frontin e Ri Popullor si një rrezik për Francën. Ndër emrat e tjerë të diskutuar në qarqet politike për kryeministër të ardhshëm janë ish-ministri i brendshëm socialist Bernard Cazeneuve dhe Xavier Bertrand, i cili është një udhëheqës rajonal nga republikanët e qendrës së djathtë.