Macron e uroi për fitoren, Rama: Mesazhi juaj ka një rëndësi të madhe për mua por edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës
Pas urimit të presidentit francez Emanuel Macron për fitoren e zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke thënë që mesazhi i tij ka një rëndësi të madhe jo vetëm për të por edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës.
“Faleminderit nga zemra thellësia e zemrës i dashur Emmanuel Macron për mesazhin tuaj të urimit, i cili ka një rëndësi të madhe – jo vetëm për mua, por edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës. Falë jush dhe qasjes suaj ndaj Ballkanit Perëndimor, këto marrëdhënie kanë arritur një nivel të ri, si asnjëherë më parë.
Është vërtet e mrekullueshme që Shqipëria ka nderin t’ju mirëpresë sërish si një mik të çmuar, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, dhe që do të qëndroni me ne edhe më pas për të vlerësuar bashkëpunimin tonë të ngushtë”, shkruan Rama.