Macron: BE do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën!
Nga Singapori ku ndodhet për forumin vjetor të sigurisë, presidenti i Francës, Emmanuel Macronka deklaruar se Bashkimi Evropian është i vendosur të qëndrojë krah Ukrainës dhe të punojë në mënyrë të bashkërenduar deri në fund, për të garantuar sigurinë e këtij vendi që vazhdon të përballet me agresionin rus.
Sipas tij, BE-ja është e vetëdijshme për përgjegjësinë që ka në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent, dhe për këtë arsye po ndërmerr hapa konkretë për të forcuar rolin e saj si garantuese e sigurisë në Evropë.
Macron theksoi se, pas më shumë se dy vitesh lufte në Ukrainë, është bërë e qartë se Rusia përbën një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë evropiane.
“Rusia do të mbetet një kërcënim për ne për një kohë të gjatë, prandaj duhet të riinvestojmë në mënyrë të fuqishme në mbrojtjen tone. Është thelbësore që BE-ja të mos jetë e varur nga askush për mbrojtjen e saj. Pavarësia strategjike është çelësi për një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar,” tha Macron.