“Ma digjni trupin dhe hirin hidheni në Shqipëri…” Amaneti i Naum Priftit

Ka kaluar një vit që prej ndarjes nga jeta të shkrimtarit Naum Prifti i cili ka rritur dhjetëra breza fëmijësh me tregimet e tij…

Por ne vitet -90 ai u largua nga Shqipëria drejt Amerikës ku qëndroi deri në fund të jetës…por amaneti i tij ishte që trupin t’ja digjnin dhe hirin t’ja shpërndanin aty ku ishte lindur, në Shqipëri.

Gazetarja Greta Topjana në “Profil” ka sjellë historinë e tij, të rrëfyer nga familjarët dhe miqtë.

Naum Prifti lindi në Rehovë të Kolonjës në vitin 1932. Ai që i ri ishte i apasionuar pas letërsisë, ndaj i kreu studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitet 1954-1960 ka punuar si redaktor në revistën Hosteni dhe më pas në revistën “Ylli”. Në vitin 1967-70 ai u dërgua në Divjakë për të punuar si mësues.
Në vitin 1992 ai emigroi në Amerikë së bashku me familjen e tij ku vazhdoi punën…Për 15 vite ka punuar si sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra, u angazhua në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe nuk la pas dashurinë për të penën…

Vajzat e tij Julika dhe Rafaela Prifti kanë treguar për “Profil” se pavarësisht se jetonin në Amerikë prej vitesh ai kthehej cdo vit në Shqipëri sepse ndihej 100% kolonjar dhe Rehovar. Fatkqësisht gjatë Covid-19 Naum Prifti nuk pati mundësi të vinte në Shqipëri bashkë me vajzat e tij se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndaj ai u la atyre një amanet:
“Trupin të ma digjni si vëllait Piterit, dhe hirin te ma hidhni mes Shqipërisë dhe Amerikës..“/Euronews

Check Also

Konsensus PD-PS, Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 106 vota …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *