Lushnje, makina përfundon në lokal, një person në spital

Aksident i frikshëm në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pluk. Një person i plagosur dhe një biznes tërësisht i shkatërruar është bilanci i këtij aksidenti që fatmirësisht nuk solli pasoja të rënda.

Drejtuesi i automjeti tip “Volksvagen” ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tip “Benz” parkuar para lokalit. Të dy mjetet kanë përfunduar brenda ambienteve të lokalit duke e shkatërruar plotësisht.