Lundroi me gomone brenda perimetrit të sigurisë dhe rrezikoi pushuesit në Radhimë – gjobitet me 1 milion lekë drejtuesi

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në zonën bregdetare të Radhimës, Vlorë, ku një gomone hyri brenda perimetrit të sigurisë ujore, duke vënë në rrezik pushuesit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale sollën reagimin e menjëhershëm të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, të cilat lokalizuan dhe bllokuan mjetin lundrues.

Drejtuesi i gomones, shtetasi G. B., është ndëshkuar me masë administrative prej 100 000 lekësh, për shkelje të nenit 24/1/c të ligjit nr. 43/2020, që ndalon zhvillimin e aktiviteteve lundruese jashtë zonave të përcaktuara.

Policia Kufitare apelon ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese që të respektojnë rregullat e sigurisë ujore dhe zonat e kufizuara për pushuesit, duke theksuar se kontrollet do të jenë të vazhdueshme gjatë sezonit turistik.