Lundra kthehet sërish në skenë, një i plagosur (DETAJET E DHUNËS)

Pas atentatit me 4 të plagosur, Lundra kthehet sërish në vendngjarje.

Sipas asaj që konfirmojnë burime, një sherr fizik është regjistruar në një rezidencë në këtë zonë. Bëhet fjalë brenda rezidencës “Long Hill”, tek pishinat.

Deri më tani raportohet për një të plagosur. Përplasja ka ndodhur mes disa personave dhe është përdorur dhunë fizike me sende të forta. Momentalisht shkaqet e sherrit të dhunshëm janë të paqarta.

Si ndodhi ngjarja?

Dhuna është ushtruar ndaj një personi 19-vjeç. Pasi kanë ardhur disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende të forta nga bagazhi i makinës së tyre, ata kanë sulmuar personin në fjalë.

Fillimisht nuk e kanë pikasur dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar, derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar. Një prej agresorëve ka pasur një armë në dorë, por nuk ka qëlluar me armë zjarri.

Të riut i janë shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup si pasojë e goditjes me sende të forta.

Njoftimi:

Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. 

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.