‘Lumë’ me gjoba, Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin e javës: 11 të arrestuar

Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë ka bërë bilancin e punës për javën nga data 12 maj deri më 18 Maj.

Policia njofton se 11 persona janë arrestuar për vepra penale në qarkullimin rrugor, ku përfshihen: 3 të dehur në timon,2 pa leje drejtimi, 5 për shkelje të rregullave të qarkullimit, 1 për korrupsion aktiv, 1 për trafikim mjetesh.

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (12.05.2024 – 18.05.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

11 Arrestime dhe procedime penale:

• 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 2 persona për pa leje drejtimi.
• 5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 1 persona u proceduan  për korupsion aktiv.

Masat administrative:

• 11.039 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,577në ditë.
• 99 masa për xhama të zinj.
•  566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 205 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
•      ?? 753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
•  8042 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

•  9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
•  54 raste për tejkalim shpejtësie.
• 24 raste të ndryshme

•  9 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!

#PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore