“Lumë aplikimesh” në Universtetin shqiptar nga Afrika e Veriut dhe Azia
Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër është përballur këtë fillim viti të ri akademik me një rritje masive aplikimesh nga studentë nga Afrika Veriore dhe Azia.
Shumica e tyre janë nga Egjipti, Bangladeshi, India, Algjeria e vende të tjera. Ende nuk ka një kuadër ligjor për pranimin e tyre dhe një pjesë janë në listë pritje, deri sa të merret një vendim nga ministria e Arsimit.
Studentët e huaj në Gjirokastër janë të pranishëm prej disa vitesh falë bashkëpunimeve Erasmus mes universitetit “Eqerem Çabej dhe universiteteve të tjera, kryesisht spanjolle dhe italiane.
Në Gjirokastër ka edhe studentë nga Lugina e Preshevës. Studentët nga vendet e huaja kërkojnë më shumë turizmin dhe degë që kanë të bëjnë me historinë.