Lulzim Berisha izolohet në burgun e Durrësit/ Në të njejtin paraburgim me Beqajn, Çyrben dhe Veliajn

Ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, është vendosur në burgun e Durrësit pas ekstradimit nga Spanja më 18 mars, me kërkesë të SPAK-ut. Ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005.

Berisha ishte dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm për vrasje, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim ilegal gjatë viteve 1998-2000. Në vitin 2014, dënimi iu ul në 25 vjet, ndërsa në 2016-n ai u lirua nga Apeli i Durrësit, i cili vlerësoi se kishte shlyer 3/4 e dënimit dhe i fali 5 vite.

Në dhjetor 2021, Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë vendim, duke kërkuar rikthimin e tij në burg për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit. Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit e shpalli në kërkim në janar 2022. Ai u arrestua në Spanjë në dhjetor 2023 dhe tashmë ka dy procese gjyqësore për të përfunduar dënimin dhe për akuzën e vrasjes së Klodian Saliut.

Burime bëjnë me dije se pas ekstradimit në Shqipëri, Lulzim Berisha është izoluar në të njëjtin burg me Beqajn, Çyrben dhe Veliajn.