Lulzim Basha uron Kosovën: Festë demokracie që nderon ëndrrën për pavarësi të brezave

Urimeve për procesin zgjedhor në Kosovë i është bashkuar dhe Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes rrjeteve sociale ai shkruan se ështe një festë demokracie që nderon ëndrrën për pavarësi të brezave, që sakrifikuan jetën për lirinë dhe demokracinë.

Urime Kosovës 🇽🇰 për këtë proces zgjedhor shembullor, një festë demokracie që nderon ëndrrën për pavarësi të brezave, që sakrifikuan jetën dhe çdo gjë të shenjtë, për lirinë dhe demokracinë.

E mbara i priftë, forcat politike që kanë marrë sot përgjegjësinë përmes votës së qytetarëve, për të punuar në parlamentin e ardhshëm, në shërbim të Kosovës dhe për të adresuar sfidat e saj të brendshme dhe të jashtme” shkruan Basha.