Lulëzimi turistik? FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Lulëzimi turistik i Shqipërisë këtë vit nuk duket se e ka “bindur” Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) që të jetë optimist për ekonominë shqiptare.

Në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, të publikuar në prill, FMN ka rishikuar me ulje ecurinë ekonomike të vendit për këtë vit. Fondi pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.1% në vitin 2024, nga 3.3% që kishte qenë vlerësimi fillestar në raportin e tetorit 2023. Shqipëria renditet në këtë mënyrë ndër vendet që do të kenë rritjen më të ulët, e katërta nga gjashtë shtete gjithsej.Rritjen më të lartë pritet që ta ketë Kosova, me 3.8%. Edhe për Kosovën, FMN ka bërë një rishikim të lehtë në ulje, nga 4% që ishte vlerësimi i tetorit. Mali i Zi pritet të ketë një ecuri prej 3.7%, i njëjtë me tetorin. Rishikimi më i ndjeshëm në rritje është për Serbinë, që tashmë pritet të zgjerohet me 3.5%, nga 3% që ishte vlerësimi fillestar. Për Maqedoninë e Veriut pritet rritje prej 2.7% (0.2 pikë përqindje më shumë) dhe për Bosnjë-Hercegovinën është bërë rishikimi më i fortë në ulje, nga 3% në 2.4%.Rritjen më të lartë pritet që ta ketë Kosova, me 3.8%. Edhe për Kosovën, FMN ka bërë një rishikim të lehtë në ulje, nga 4% që ishte vlerësimi i tetorit. Mali i Zi pritet të ketë një ecuri prej 3.7%, i njëjtë me tetorin. Rishikimi më i ndjeshëm në rritje është për Serbinë, që tashmë pritet të zgjerohet me 3.5%, nga 3% që ishte vlerësimi fillestar. Për Maqedoninë e Veriut pritet rritje prej 2.7% (0.2 pikë përqindje më shumë) dhe për Bosnjë-Hercegovinën është bërë rishikimi më i fortë në ulje, nga 3% në 2.4%.

FMN pret që inflacioni të ulet në 3.5%, pas një mesatareje prej 4.8% në 2023, për të zbritur pas vitit 2025 në 3%, që është dhe objektivi i Bankës së Shqipërisë. Deficiti i llogarisë korente (që mat transaksionet e mallrave dhe shërbimeve me vendet e tjera) pritet të përkeqësohet lehtë në -3.8% të prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), nga 3.7% në 2023. Për vitin 2023, rritja ekonomike e vendit shënoi një rritje me bazë vjetore prej 3,44%, sipas vlerësimeve paraprake të INSTAT. Në krahasim me vitin 2022, kur PBB-ja u rrit me 4.85% u shënua një ngadalësim, Ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe administrata publike kanë qenë kontribuuesit më të mëdhenj të rritjes në 2023, ndërsa industria dhe bujqësia shënuan tendencë negative.

Ndonëse Shqipëria shënoi vitin më të mirë turistik në 2023, me më shumë se 10 milionë shtetas të huaj që hynë në vend, konsumi ishte mjaft i dobët. Konsumi i popullatës u rrit me vetëm 2.96% në 2023, nga 7.37% vitin e mëparshëm, duke shënuar nivelet më të ulëta që nga koha e pandemisë.