Lukaku nderon Interin, City ngec në Gjermani

Një gol i Romelu Lukaku i mjaftoi Interit për tu afruar me raundin çerekfinal të Champions League.

Belgu i ardhur nga stoli shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Portos në “San Siro”.

Portugezët luajtën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Otavio.

Në barazim 1-1 u mbyll dueli tjetër mes Leipzig e Manchester City. Duel që lë llogari të hapura për skuadrën që do kualifikohet më tej.