“Luka është i trembur, vetëm qan”/ Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevinë pas akuzave të mbesës së saj

Aktori Herion Mustafaraj ka publikuar në Instagram një bisedë telefonike me Parashqevi Simakun, pas akuzave të mbesës së këngëtares.

Aktori përpiqet që të tregojë marrëdhënien e vërtetë që ka me Parashqevinë dhe të vërtetojë se asnjë nga akuzat që rëndojnë mbi të nga familjarët e këngëtares nuk është e vërtetë.

Gjatë bisedës, Parashqevia tregon se djali i saj është i trembur dhe vetëm qan.

Biseda e plotë:

Herioni: Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty.

Parashqevia: I thash, a e more ti Herionin në  telefon. Unë i thash të shkojmë te Fadili, te një studio regjistrimi këtu, që të shkojmë të bëjmë një incizim

Herioni: Po, hajde shkojmë

Parashqevia: Edhe Roberti të luaj kitarë dhe Luka do qetësohet se ai vetëm qan, është shumë i trembur

Herioni: Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…

Kjo video vjen pas deklaratave të mbesës së këngëtares, Ina Simaku, e cila disa javë më parë akuzoi Mustafarajn se ka cënuar privatësinë dhe sigurinë e Parashqevisë.

Ina pretendon se aktori ka hyrë në dhomën e këngëtares pa leje duke përdorur kartën e punës së tij në hotel.

“Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës”, thotë Ina Simaku.

Sipas mbesës së këngëtares, e cila mori vëmendjen e publikut shqiptar pas videos që e tregonte atë të pastrehë në rrugët e Nju Jorkut, aktori ka gënjyer Parshqevi Simakun duke i thënë se do i gjejë të birin Lukën dhe ish-bashkëshortin Robert Nolfe.

Ina thotë se halla e saj është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e Herion Mustafarajt.

Gjithashtu ajo pretendon se aktori ka hyrë në dhomën e Parashqevisë duke kërcënuar nipin e këngëtares, Ani Simakun.

“Ka kërcënuar vëllain tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti! Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit!Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici!”, ka pretenduar mbesa e Parashqevi Simakut.