“Luizi ia ka bërë 8 me 2 produksionit”, Meridiani për protestën e sotme: Disa artista duan ta fshijnë atë por… Gjesti njerezor!

Sot në liven e Replika.al Meridiani ka analizuar lojën e Luizit dhe lojën e Gjestit.

Sipas tij Luizi është një i vetëm që ia ka bërë 8 me 2 produksionit dhe ishte teper inteligjent dhe i vëmendshëm në lojë, ndërsa Gjesti, kanditat i fortë për çmimin e madh, sipas Meridianit është njerëzor dhe luan brenda kornizave.

Meridiani: Është një pjesë e artistave që po mundohen të fshijnë atë që ka bërë Luizi. Nuk e fshijne dot dhe nuk do arrijnë dot ta bëjnë. Gjesti është lojtar i mirë, mbi të gjitha me duket njeri.

Luan brenda kornizave. Luizi është i vetmi njeri që ia ka bërë produksionit 8 me dy. Është lojtar inteligjent. Gjesti është lojtar i mirë, ka zemër të mirë, duket i vuajtur dhe nuk bullizon.