Luiza Gegës nuk i jepet shpërblimi, reagon PD: Akt i neveritshëm i qeverisë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e Luiza Gegës  e cila ka bërë me dije se shteti nuk i ka dhënë shpërblimin e premtuar.

PD thotë se ky është një akt i neveritshëmi narko-qeverisë.

Më tej shton se mohimi i shpërblimit të merituar dhe të ligjshëm për Luiza Gegën, atletes që i solli Shqipërisë titullin e kampiones së Evropës në garën 3 mijë metra me pengesa, është një akt amoral i kësaj qeverie, që urren çdo sukses që vjen nga puna dhe gara e ndershme.

Reagimi i plotë:

Një akt i neveritshëm i narko-qeverisë!

Mohimi i shpërblimit të merituar dhe të ligjshëm për Luiza Gegën, atletes që i solli Shqipërisë titullin e kampiones së Evropës në garën 3 mijë metra me pengesa, është një akt amoral i kësaj qeverie, që urren çdo sukses që vjen nga puna dhe gara e ndershme.

Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë qëndrim diskriminues ndaj Luiza Gegës, atletes që ngriti lart dhe nderoi më shumë se kushdo tjetër flamurin dhe vendin tonë në arenën sportive ndërkombëtare.

Partia Demokratike kërkon që ky diskriminim i dënueshëm banditesk të marr fund menjëherë. banditesk të marr fund menjëherë.

Check Also

Tirana pa spektatorë, Artan Pogoni: Ishte shkak-pasojë, lojtarët e Vllaznisë shkuan të provokonin tifozët e Tiranës”!

Tirana është dënuar nga Komisioni i Disiplinës për t’i zhvilluar pa tifozë për gjithë pjesën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *