Luiza Gega nuk di të ndalet, rekord në garën që se kemi parë kurrë

Luiza Gega vendosi rekordin e ri kombëtar.

Ajo e përshkroi distancën 42 kilometra në Maratonën e Tiranës për 2 orë e 34 minuta duke zënë vendin e parë për të parën herë në këtë kategori.

Më herët ky rekord ishte 2 orë e 35 minuta.

Kam nisur me frikë, sepse nuk e dija se sa do të arrija të mbaja. Kur vijnë kilometrat e fundit, trupi pëson një shok. Të vraposh në Tiranë është një kënaqësi më vete. Njerëzit që të urojnë rrugës dhe bëjnë tifo për ty, të japin një forcë që ti nuk mendon se e ke” tha Gega pas garës.