Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka reaguar ashpër pas përhapjes së një videoje në rrjetet sociale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një rrahje në një klub nate.
Në një postim në InstaStory, Luiz shprehu zemërimin e tij për lajmet e pavërteta që qarkullojnë rreth tij, duke theksuar se kjo situatë kishte shqetësuar edhe familjen e tij.
“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një klub, lokal, nuk e di çka është. E lashë njëherë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që duan të mbajnë hall mbi familjen time, në të vërtetë ishin shumë që janë shtuar. Nuk e di çfarë i kam bërë një nder unë këtyre që ta bëjnë këtë punë,” u shpreh ai.
Luizi tregoi se edhe nëna e tij ishte shqetësuar nga këto lajme të pavërteta, por e kishte kuptuar menjëherë se videoja nuk kishte lidhje me të.
Artisti i njohur kritikoi ashpër portalet që përhapin informacione të rreme, duke i akuzuar se nuk kanë asnjë lloj etike apo përgjegjësie morale.