Luis Meçja i rikthehet futbollit: Tani nuk luaj vetëm për veten, por edhe për Martinin

Luis Meçja, 14-vjeçari i mbetur i plagosur pas një përleshje me bashkëmoshatarët pranë shkollës “Fan Noli”, ku shoku i tij Martin Cani humbi jetën, i është rikthyer fushave të lojës.

Në një intervistë për Top Ghannel, Luisi u shpreh:

Me shëndet mirë jam. Ndihem mirë që jam kthyer në stërvitje, kam shumë dëshirë të ingranohem për të gjetur formën që kisha, por ndihem shumë i lodhur, nuk kam oreks, nuk haj dot bukë. Jam shumë i lodhur. Shkuam në Itali për vizita, doktorët më thanë që ishte prekur brinja dhe nuk më lejohet të përplasem, por do të më duhet të shkoj vazhdimisht një herë një muaj, apo një muaj e gjysmë, për tre vite për vizita atje”,

Çunat janë të mërzitur, sepse nuk kemi një lojtarë, një vëlla tonin, Martinin. Nuk është si më parë, kemi patur shumë harmoni mes nesh, ishim të gëzuar, por tani sikur ka ndryshuar shumë çdo gjë. Ai ka qenë humori i ekipit. Dilnim xhiro, vinim në stërvitje, në lagje, gjatë gjithë kohës me atë rrija. tek e fundit kishim shumë kohë që ishim shok.

Dua shumë që të shkoj në formën time që isha, por nga dëmtimet, plaga, është shumë e vështirë, do të bëj të pamundurën. Po, sepse tani unë luaj për dy jo vetëm për veten”, përfundoi ai.