Luhet për prestigj, por dhe për miliona, ja sa përfiton FSHF nga pjesëmarrja e mundshme në “Euro2024”

Nëse Kombëtarja do të kualifikohet në “Euro 2024”, kjo do t’i sillte Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro.

Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe. Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup, UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro.

Çdo kombëtare që do të kalojë grupet do t’i sjellë federatës përkatëse 2 milionë euro të ardhura. Ndërkohë 3.25 milionë të tjera do të përfitohen nëse arrin në çerekfinale.

Gjysmëfinalja vlen 5 milionë euro. Sa u përket dy ekipeve që shkojnë në finale, humbësi do të marrë 7 milionë euro, ndërkaq kombëtarja që fiton Europianin “Gjermani 2024” do të përfitojë 10 milionë euro