Ndërsa dhjetori për shkak të ardhjes së emigrantëve për festa duke shtuar në qarkullim sasinë e eurove. Mesa duket ky do të jetë një standard i ri në kursin e këmbimit lek–euro për vitin 2024 pasi edhe në ditët e para të muajit shkurt euro po këmbehet me rreth 104 lekë. Gjatë këtij viti Banka e Shqipërisë ka parashikuar që ët tërheqë nga tregu rreth 330 milion euro përgjatë gjithë vitit për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.
Ankandi i parë për tërheqjen e rreth 10 milion eurove parashikohet që të realizohet në 16 shkurt. Edhe monedha amerikane ka pësuar një nënçmim të ndjeshëm ndaj lekut shqiptar. Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë dollari po këmbehet me rreth 13 pikë. Në janar të viti të shkuar një dollar këmbehej me 108 lekë ndërsa aktualisht me 95 lekë
KURSI MESATAR I KEMBIMIT
Janar 2023 116 lekë
Janar 2024 104 lekë