Luhatja e temperaturave në vendin tonë ka bërë që edhe këtë muaj të rikthehen reshjet e dëborës.
Kështu verilindja e vendit është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm me reshje shiu e dëbore.
Në lartësitë 800 metra mbi nivelin e detit reshjet e dëborës arritën deri në 20 cm konkretisht në njësitë administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Bushtricë, Grykecaje, Tropojë e Vjetër, Margegaj, Lekbibaj, Bytyc e Gjinaj reshjet e dëborës të shoqëruara dhe me erera të forta krijuan probleme në disa akse të rrugëve rurale dhe ato që lidhin qendrat e njësive me rrugët nacionale.
Kompanitë sipërmarrëse për mirëmbajtjen e rrugëve nisën punën për pastrimin dhe rivendosjen e qarkullimit në akset Kukës- Shishtavec, Kukës- Peshkopi dhe rrugët rurale.
Edhe grupet e punës të OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve.