“Luftoi me sëmundjen”/ Ndërron jetë mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati


Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati, ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë, prej të cilës vuante prej vitesh. Lajmin e trishtë e dha një nga miqtë e saj, Erjon Kristo.

Mësuesja e njohur për shumë breza në Tiranë, prej dy vitesh është mjekuar në Francë pas një sëmundjeje të rëndë, të cilën fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë.

Muajt e fundit, ajo kishte kërkuar të kthehej pranë familjes në Vlorë nga Strasburgu, ku mbahej në jetë nga aparaturat, prej të cilave nuk mund të shkëputej.

Me trishtim të thellë mora lajmin e ikjes nga jeta të zysh Ina Kasimatit.

Zysh Ina iku nga kjo jetë, por la pas shembullin më të mirë, sesi njeriu nuk duhet të dorëzohet kurrë përballë çdo vështirësie me të cilën mund të përballet.

Zysh Ina la pas shembullin më të mirë sesi duhet të jetë një grua e një nënë, e pathyeshme dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut.

Zysh Ina la pas shembullin e një LUFTËTAREJE që nuk u dorëzua kurrë!!!

Zysh Ina mbylli sytë në Vlorën e saj, pasi shqiptarët u bënë bashkë edhe njëherë, për ta sjellë në Shqipëri, për të plotësuar dëshirën e mësuese Inës.

Qofsh në paqe e mira Ina, njeriu i vlerave, i betejave, njeriu që nuk u dorëzua kurrë! Të qoftë dheu i lehtë.

Ngushëllime familjarëve!”.

Check Also

Deklaratat e Metës ndaj Dumanit, reagon BE: Sulmet dhe intimidimet janë të papranueshme!

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar ndaj sulmeve të Ilir Metës për drejtuesin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *