Më shumë se 1,000 persona janë vrarë në Siri gjatë dy ditëve të fundit, në një nga episodet më të përgjakshme të luftës civile që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad në dhjetor.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, forcat qeveritare siriane dyshohet se kanë ekzekutuar qindra civilë të pakicës fetare alavite në rreth 30 masakra të kryera të premten dhe të shtunën. Deri tani, raportohet për 745 civilë të vrarë në këto sulme.
Gjithashtu, përleshjet në provincat bregdetare Latakia dhe Tartous kanë shkaktuar vdekjen e 125 anëtarëve të forcave të sigurisë qeveritare dhe 148 luftëtarëve pro-Asad. Qindra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në këto rajone, të cilat konsiderohen si bastione të presidentit të rrëzuar Assad.
Lufta civile në Siri vijon me intensitet të lartë, ndërsa numri i viktimave sa vjen e rritet.