Izraeli nuk do të pranojë një marrëveshje pengjesh ‘me çdo kusht’ pasi ka “vija të kuqe” që ne nuk duam të kapërcejmë.
Kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një video-mesazh.
“Ne po punojmë për të arritur një marrëveshje tjetër për lirimin e të burgosurve tanë, por theksoj jo me çdo kusht”, tha Netanyahu.
Ne kemi vija të kuqe – vazhdon ai – duke përfshirë: ne nuk do ta përfundojmë luftën, ne nuk do të tërheqim trupat tanë nga Rripi i Gazës, ne nuk do të lirojmë mijëra terroristë”, shtoi ai.
Lajm në përditësim…
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ