Lufta në Lindjen e Mesme! Presidenti izraelit telefonon Elon Musk, ja çfarë i kërkoi

Presidenti izraelit Isaac Herzog ka telefonuar Elon Musk për të diskutuar me të lidhur me rinisjen e bisedimeve për të siguruar lirimin e pengjeve që aktualisht mbahen në Gaza, sipas një burimi të afërt me Presidentin Herzog.

Burimi tha për CNN se presidenti izraelit i bëri telefonatën Elon Musk me kërkesë të anëtarëve të familjarëve së pengjeve, të cilët shpresojnë se Musk do të jetë në gjendje të ushtrojë presion mbi të gjitha palët për të siguruar një marrëveshje.

Komunikimi vjen pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, me të cilin Musk është aleat i ngushtë, i cili paralajmëroi të hënën se nëse pengjet që mbahen në Gaza nuk lirohen para se ai të betohet president më 20 janar, situata në Lindjen e Mesme do të “bëhet ferr”.

Një burim i afërt me familjet e pengjeve, i cili foli me Presidentin Herzog tha për CNN:

“Pati një bisedë mes Presidentit dhe disa familjeve të pengjeve, ku një nga temat e diskutuara ishte ndikimi i Trump, dhe emri i Elon Musk një person me ndikim tek Trump. Prandaj, mbajtja e një kanali të hapur me të është e rëndësishme.”

Besohet se janë 100 pengje, të vdekur dhe të gjallë, që mbahen aktualisht në Gaza, 96 prej të cilëve u morën gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është nën presion të madh nga familjet e të kapurve për të siguruar lirimin e tyre, por përpjekjet e përsëritura për të arritur një marrëveshje armëpushimi për pengjet kanë dështuar.

Nëntorin e kaluar, Musk udhëtoi në Izrael për të takuar udhëheqësit dhe të afërmit e pengjeve, si pjesë e përpjekjeve të tij për të hequr dorë nga një postim antisemitik në Twitter.