Një zyrtar amerikan, duke folur me gazetarët gjatë një konferenc, deklaroi se Izraeli në thelb ka pranuar një armëpushim gjashtëjavor.
“Izraelitët ranë dakord për një armëpushim gjashtëjavor, tani i takon Hamasit të bie dakord. Kjo do të pasohej nga një fazë e dytë për të “ndërtuar diçka më të qëndrueshme”, theksoi ai, shkruan Al Jazeera.
Hamasi ka kërkuar më parë një armëpushim përfundimtar dhe jo vetëm një pauzë të përkohshme, tërheqjen totale të forcave izraelite nga Gaza dhe lirinë e lëvizjes për palestinezët brenda Gazës.
Të paktën 30,320 palestinezë janë vrarë dhe 71,533 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas një njoftimi të shtunën nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Të dhënat e Autoritetit Palestinez në Gaza nuk bëjnë dallime mes civilëve të vdekur dhe luftëtarëve. Izraeli njoftoi se rreth 13,000 anëtarë të Hamasit u vranë në luftimet në Gaza, pas sulmit nga militantët palestinezë