Lufta ndaj emigracionit të paligjshëm, kryeministri Rama pritet nga homologu Orban në takimin e komunitetit politik evropian

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest këtë të enjte me ftesë të homologut hungarez Viktor Orban për të marrë pjesë në takimin e komunitetit politik evropian.

Hungaria mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të Dhjetorit. Ky shtet luajti një rol vendimtar për mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 Tetor, që shënoi edhe hapjen faktike të shqyrtimit të kapitujve të parë të negociatave.

Në qendër të këtij samiti, Orban ka vendosur luftën ndaj emigracionit të paligjshëm. Orban ka mbështetur publikisht paktin Rama-Meloni për kampet e azilkërkuesve në vendin tonë.

Sipas tij pa ngritjen e kampeve te menaxhimit të kërkesave për azil jashtë BE-së nuk mund të ndalet emigrimi i paligjshëm. Të gjitha zgjidhjet e tjera janë, për kryeministrin hungarez një iluzion.

Check Also

Rama nga Hungaria: Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në botë, s’përbën ndryshim kush është në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Hungari për takimin e Komunitetit Politik Europian dhe marrjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *