‘Lufta’ Lapaj-Shabani fitohet nga Kleana Xhuveli, KQZ i jep mandatin në Kuvend
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi bëri me dije se mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga zgjedhjet e 11 majit i kalon Kleana Xhuvelit.
Në fjalën e tij ku sqaronte vendimin, Celibashi ka sqaruar se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.
“Pretendimi se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi dhe është pranuar nga KQZ, nuk qëndron. Kodi parashikon që emrat dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshojnë pas miratimit përfundimtar. Nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.
Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Si mundet një kandidat të tërhiqet në daën e zgjedhjeve apo një ditë pas? Nuk mund ta bëjë këtë. Për sa kohë KQZ nuk ka vendosur për të shpallur kandidatët fitues, është në të drejtën e ccdo kandidati për të hequr dorë.
Në rastin konkret Kleana Xhuveli ka pohuar se do të marrë mandatin nëse do jetë rasti. E ka bërë këtë deklarim edhe Zeqir Kordhoni, por Xhuveli është renditur më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit”, tha Celibashi.