Lufta Izrael – Iran/ Raketat e Teheranit vrasin 4 persona dhe plagosin 87 të tjerë

Pas sulmit me raketa balistike iraniane, ekipet e shpëtimit raportojnë “shkatërrime serioze” në distriktin qendror të Izraelit, që përfshin Tel Avivin, dhe në veri të vendit.

Katër civilë u vranë në ndikimin e drejtpërdrejtë të raketave balistike iraniane në Izraelin qendror, sipas drejtorit të Magen David Adom Eli Bin. Të paktën 87 u plagosën
gjatë natës midis të shtunës dhe të dielës, Izraeli goditi një uzinë nafte dhe “selinë bërthamore iraniane” në Teheran.

Një uzinë tjetër gjithashtu u përfshi nga flakët, në Shahran. Njëmbëdhjetë persona u vranë në Izrael nga raketat iraniane, të paktën 180 të plagosur.

Në total, katërmbëdhjetë persona janë vrarë në sulmet iraniane ndaj Izraelit që nga e premtja e kaluar, siç thekson kryeministri Benjamin Netanyahu.

Qeveria izraelite ka miratuar zgjatjen e emergjencës speciale në frontin e brendshëm deri më 30 qershor.

Sipas burimeve iraniane të sigurisë, megjithatë, në Iran ka pasur mbi 200 vdekje dhe 650 plagosje që nga fillimi i sulmit.