Lufta brenda llojit në Korçë – zgjedhjet nxehin “gjakrat” mes PS-PD
Nga: Redaksia e REPLIKË
Dikur edhe për shkak të sistemit zgjedhor, lufta elektorale kryhej mes dy kampeve, PS dhe PD ndërsa zgjedhjet e 11 Majit kanë nxjerrë në pah ambicien e secilit kandidat nga të dyja partitë e mëdha për të qënë pjesë e 140 vendëshit të shenjtë shqiptar.
Drejtuesit politikë
Kryeministri Edi Rama do i besonte përsëri drejtimin e fushatës sëqarkut juglindor Niko Peleshit, duke e bërë të vetmin politikan pa lëvizur nga një qark që prej vitit 2013, atëherë kur socialistët erdhën në pushtet. Njohja mirë dhe mënyra e delicate për ta mbajtur pozicionin, apo fakti se ende nuk njeh asnjë humbje në zgjedhje lokale apo parlamentare, nuk është e qartë asyeja se përse qëndron i vetmi stoik në ndryshimet rrënjësore të bëra nëçdo pjesë tjetër të vendit.
Nga ana tjetër kreu i demokratëve Sali Berisha ishte i detyruar për një emër të ri në krye të degës së PD në Korçë, pasi Ervin Salianji u arrestua.
Ivi Kaso, me profilin e juristit të PD, i cili ka mbrojtur këtë parti politike në disa procese të rëndësishme zgjedhore do të shkonte në drejtimin e 5 selive juglindore, duke u përpjekur për të rikthyer “unitetin” pas përçarjes dhe krisjeve të forta që herë pas here këto seli kanë patur.
Gratë kandidate përballë njëra tjetrës dhe emrat e listave të sigurta
Nga Tirana, Rama do rikthente në qytetin e saj të lindjes, aty ku ajo u rrit, njeriun që ka ditur që besnikërinë ta mbajë si armën e saj të fortë ndaj tij, Zv/Ministren e Brendshme dhe kryetaren e këshillit bashkiak të Tiranës, Romina Kukon. Ardhja e Kukos në Korçë shihet me sy të mirë nga socialistët, pasi ndërrimi “kokë më kokë” me Olta Xhackën lë iluzionin se Kuko do të jetë ministre potenciale në mandatin e ardhshëm qeverisës të PS, gjë të cilën Korça e kërkon doemos.
Ndoshta edhe për këtë, Kuko ka vendosur më tepër sesa fushatë, të luajë një rol promovues për të rinjtë e qytetit dhe rikthimin e fytyrave të vjetra të artit dhe kulturës të qendrës së Juglindjes, e sidomos bazën e vjetër të zhgënjyer socialiste.
Gruajademokrate përballë saj, nga kampi kundërshtar, në listë të sigurtë ështëLedina Alolli, dikur deputete, më pas e besuara e Lulëzim Bashes në Korçë, e rikthyer në berishizëm, e sot me postin e dekanes së Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Korçës. Kandidate në zgjedhjet lokale të Korçës në vitin 2023 përballë Sotiraq Filos, teksa humbi, por vijoji aktivitetin e saj politik aktiv në PD dhe e para femër në primare me votat me të shumta. Çka e bëri Ledina Alollin të shkonte në tryezën e Berishës këmbëngulëse për listën e sigurte.
Një tjetër emër demokrat në listë të sigurtë është deputetiBledjon Nallbati, i cili rezultoi kandidati më i votuar i qarkut në primare. E po ashtu një eksponent mjaft në zë i bluve në Korçë. “Ushtria” e Nallbatit është e madhe në Devoll dhe Berisha nuk mund të rrezikonte mërzitjen e tij, pasi padyshim që Nallbati është një nga pikat më të forta të PD. Përfshirja e tij së fundmi në një konflikt “grushtash’ ka krijuar një imazh jo të mirë edhe pse ky i fundit akuzoi Peleshin se manipuloi ngjarjen. Vëllai i tij qëndroi për disa orë në qeli, pikërisht për grushtet që vëllai deputet bëri. Ndrësa Gjykata e Korçës dha ndaj tij masën “Detyrim Paraqitje”.
Aspak çudi nuk është rikandidimi i Ilir Pendavinjit për herë të katërt në Korçë. Doktori i njohur rrallë herë ka folur në foltoren e Parlamentit, ndërsa në komisionet parlamentare njihet si një nga zërat më të fortë përsa i përket shëndetësisë. Kandidimi i tij nuk ka lënë shije të mirë në disa degë të PS, pasi sipas disave, Pendavinji nuk ka qenë zëri përfaqësues në parlament dhe ka qenë vetëm besniku i Peleshit, ku ky i fundit nuk po punon pak për ta nxjerrë të parin e qarkut nga ana socialiste. Burime pranë sondazheve të PS bëjnë me dije se doktori do të “rrëmbejë” më shumë se 10.000 vota në 11 Maj
Genti Likollari është kryetari i PS Devoll që Peleshi kërkoi të ishte në listën e sigurteë dhe arriti të bindë kryeministrin, duke qetësuar strukturat socialiste në një rreth ku PD është “e egër” në çdo aspekt, e një deputet që u largua si Ilir Topi, zëvendësohet me të riun Genti Lakollari, i cili lufton për emrin e vet dhe lënien e gjurmëve
Luftë brenda llojit!
Lufta brenda llojit ekziston në të dyja kampet, aq sa me plot gojë mund të themi se është më e fortë se lufta ndaj kundërshtarëve politikë të krahëve të tjera.
Tek socialistët, lufta midis Besa Spahos dhe Eni Zakes ka vendosur jo në pak siklet Peleshin, i cili ndryshe nga herët e tjera, këtë herë ka vendosur të jetë asnjëanes se cila figurë fëmrore do ulët në Parlament, edhe pse së fundmi, njerëzit afër tij janë pozicionuar krah Besa Spahos, çka ka sjellë zhgënjimin e Eni Zakes, deputetes aktuale që po lufton egër për të mbajtur atë vend. Aq egër, sa gjithë strukturat e saj kanë kaluar çdo emër votuesi në “sitë”. Nuk ka patur retorikë publike kundër njëra-tjetrës, por Besa Spaho duket më e qetë pasi “njerëzit e Nikos” dolën në krah të saj duke e dhënë mesazhin në mënyrë indirekte se kush duhet të jetë në parlament.
Një tjetër kandidat që lufton për të disatën herë për t’u ulur në Parlament është Arjan Jaupllari, që po lëviz çdo gur për të marrë Maliqin e zonat malore të Korçës. Në zgjedhjet e fundit mori rreth 5500 vota, jo pak për mbushjen e shportës. Probabiliteti që ai të fitojë është i pakët, kjo edhe për shkak të matematikës zgjedhore.
Matematika tregon se Bledi Como i Pogradecit mund të rezultojë kandidati më i votuar ndër socialistët, pasi përpos mbështetjes së njeriut të dashur Ilir Xhakolli, ka edhe mbështetje të gjerë në gjithë qarkun, ndaj Como e Pendavinji plotësojnë listën.
Probabalititeti më i madh i 6-4, çka do të thotë se Niko Peleshi, Gentian Likollari, Romina Kuko, Bledi Como, Ilir Pendavinji e Besa Spaho do të jenë deputetët e PS në mandatin e ardhshëm qeverisës
Lufta brenda kampit demokrat në Korçë
Ndërsa lufta më e fortë akoma është në PD pasi Fidel Kreka po bën një fushatë që nuk është parë më parë, me mbështetjen e njerëzve të thjeshtë, të cilën kanë krijuar frymë fituese. Por që të ndodhë kjo, duhet të mposhtë Andrea Manon , “ujkun e vjetër” të politikës, deputet aktual që hyri pas arrestimit të Ervin Salianjit. Po ashtu përtballë ka Edmond Spahon, një tjetër i vjetër me mbështetje në bazë, kryesisht në zonat rurale.
Lufta brenda llojit herën e fundit arriti deri në përdorimin e grushteve brenda në PD, ndërsa këtë vit janë më të sofistikuar. Sherret izolohen e nuk merren vesh nga media, pasi burime për Replika.al bëjnë me dije se janë angazhuar e forca të errëta të qytetit
Pra, probabiliteti me i madh është që nga PD të jetë Ivi Kaso, Ledina Alolli, Bledjon Nallbati dhe Andrea Mano si fitues.
Të rinjtë në listat e partive të mëdha
Përsa i përket të rinjve të të dyja krahëve, secili kërkon të tregojë forcën e vet
Vinjola Rrota, drejtoresha e Arsimit në Korçë kërkon me tepër se 2000 vota për të bindur Peleshin se e meriton atë post, Alfons Olldashi si administrator i Buçimasit në Pogradec kërkon më tepër se 1000 vota, Gezim Gora po përgatitet për kandidaturën për kryetar bashkie ndaj duhet të përballet me të vërtetën. Ndërsa Vasil Sterjovski nga pakica maqedonase kërkon një post drejtori me tepër sesa parlamentin, ndaj duhet të rrëmbejë votën e të ngjashmëve
Genti Çela i Pogradecit në PD kërkon të nderohet, edhe pse e di që parlamenti është “mission impossible”, ndërsa të tjerët nuk i kalojnë shifrën e një mijë votave personale
Dhe në një situatë si kjo, gjithçka ngelet për t’u parë pasi lufta brenda llojit është më e madhe se jashtë saj, e çdo gjë nuk përbën çudi në qoftë se ndodh.