“Lufta bëhet më e zymtë për Kievin”, analiza e REL: Të dërmuar nga sulmet, vështirësitë e ushtrisë ukrainase në përballjen me Rusinë

Të dërmuara nga sulmet, të mbingarkuara dhe pothuajse të mposhtura, forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të zmbrapsin ushtrinë ruse, e cila ka më shumë ushtarë, më shumë fuqi zjarri dhe në përgjithësi më shumë momentum në mbarë fushat e ngrira dhe llogoret e baltosura në lindje të Ukrainës.

Teksa rritet presioni për bisedime mes Kievit dhe Moskës, Kremlini dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë shfaqur pak interes për të ulur intensitetin e sulmeve, apo për të shqyrtuar kushtet e ndonjë armëpushimi që do të ishin të pranueshme për Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë.

“Lufta ka anuar në favor të Rusisë dhe Rusia po shtyn pamëshirshëm për shkak të avantazhit që ka në armatim dhe ushtarë”, tha muajin e kaluar Max Bergmann, drejtor në Programin për Evropën, Rusinë dhe Euroazinë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. “Tani ka pak arsye që Rusia të negociojë, pasi [Putin] ka të ngjarë që beson se mund ta fitojë luftën, që sipas tij nënkupton nënshtrimin e Ukrainës nën kontrollin rus”.

Në këtë artikull mund të mësoni se si qëndron situata në fushëbetejë në fillim të Vitit të Ri.