Luçiano Boçi: Duhet t’i hapim ne dyert e mbyllura nga korrupsioni, nuk na trembni dot

Teksa po vijon protesta para kryeministrisë ku është ngritur dhe një podium për mesazhet politike protestuesit po udhëhiqen sot nga Gazment Bardhi e Flamur Noka dhe anëtarë të tjerë të Rithemelimit.

Për herë të parë një protestë si kjo e sotma, ku organizatorët kanë bërë thirrje ti bashkohen qytetarë edhe nga rrethet, mungon Sali Berisha. Ai vijon të jetë në ‘arrest shtëpie’ pasi po hetohet për aferën e korrupsionit lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani.

Luçiano Boçi ndër të tjera tha se “duhet t’i hapim ne dyert e mbyllura nga korrupsioni, nuk na trembni dot”  dhe po kërkohet  ‘të burgosin Sali Berishën por ne nuk dorëzohemi”.