Analisti Fatos Lubonja duke diskutuar në lidhje me takimin e mbajtur dje në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Kosovës Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve ka deklaruar se propozimi europian mbart disa probleme në vetvete.
” Marrëveshja mendoj që ka probleme që tek ata që e kanë propozuar.
Është propozuar tani që është lufta në Ukrainë për shkak të rrezikut të hapjes së një konflikti që Europa nuk e do. Kanë punuar shumë pak dhe e kanë zvarritur më parë këtë problem. Nuk kanë imponuar për diçka thelbësore. Duam që popujt të jetojnë në paqe, të jenë të aftë të dialogojnë, pra nuk janë përfshirë popujt në një proces të gjatë që është edhe kulturor. Tani imponohen dhe gjërat e imponuara kanë problemet e veta.
Kemi një plan europianist dhe një nacionalist që ecin paralelisht. kishte për qëllim krijimin e një situate të tillë dhe përfitime”, tha ai.