Loredana Brati, banore e Big Brother VIP Albania, është përballur me një dënim të rëndë pasi thyen kutinë e emergjencës brenda shtëpisë së famshme. Gjatë mbrëmjes së kaluar, Lori kërkoi të merrte një informacion të ndaluar dhe për këtë veprim u dënua nga Vëllai i Madh.
Në zarfin e kuq që ajo mori, shkruhej se ky informacion i kushtoi 20 mijë euro nga çmimi i madh.
“Ky informacion të kushtoi 20 mijë euro nga çmimi i madh,” ishte dënimi i dhënë për shkeljen e rregullave.
Kjo do të thotë se nëse Loredana shpallet fituese e edicionit, nga shuma totale e çmimit do t’i zbriten automatikisht 20 mijë euro.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ