Në Londër mbahet sot samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024. Në këtë aktivitet të organizuar Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim do të marrin pjesë krerët e qeverisë së 5 vendeve të rajonit.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në Londër për shkak të axhendës, por mund të ketë një ndërhyrje përmes platformave online.
Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.
BERZH thotë se Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar dhe se ai mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.
Në hapje do të flasin, Odile Renaud-Basso, presidenti i BERZH-it, Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian dhe Olivér Várhelyi, komisioner i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
Në orën 9.30 – 11:00 do të mbahet një seancë interaktive me pjesëmarrjen e gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë pyetje dhe përgjigje të zgjeruara me investitorët e huaj.