Londër/ Goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin dhe u arratis në Shqipëri, arrestohet 23-vjeçari shqiptar (Emri)
Personi në foto është Kevin Peraj, 23 vjeç, është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia pasi qëlloi me thikë një 19-vjeçar në Finsbury Park, Londër, dhe më pas u arratis në Shqipëri.
Mësohet se ngjarja ndodhi më 11 korrik 2024, kur viktima, Ahmed Habib, u gjet i plagosur për vdekje në një makinë në Stroud Green Road.
Ndërsa një tjetër i ri, pasagjer në makinë, mbeti i plagosur lehtë. Hetimet zbuluan se sulmi kishte ndodhur më herët në Seven Sisters Road dhe Peraj ishte kapur në kamera teksa sulmonte pasagjerin.
Pas ngjarjes, Peraj tentoi të largohej me avion nga Heathrow, por pasi humbi fluturimin, u largua përmes kanalit të La Manshit drejt Shqipërisë. Ai u arrestua sapo u kthye në Britani, më 16 korrik, dhe më pas u akuzua për vrasje.
Pas një gjyqi gjashtë-javor, Gjykata e Kurorës në Isleworth e shpalli fajtor për vrasje nga pakujdesia. Dënimi i tij do të jepet më 1 gusht.
Policia vijon hetimet pasi dyshohet se një tjetër person ka qenë i përfshirë në sulm.