Lokali u shkrumbua plotësisht, pronarja: Nuk e di nga se ka ardhur, nuk i kam askujt borxh…

Pasi restoranti në Theth u shkrumbua plotësisht nga flakët pronarja Aida Gjecaj, në një prononcim për mediat dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme.

Ndërsa theksoi se nuk kishte dyshime, pasi nuk kishte pasur konflikte dhe as kërcënime.

Gjithashtu ajo u shpreh se u shkaktua dëm rreth 150.000 eurosh, dhe tha ia lë në dorë drejtësisë dhe ekspertëve .

“Nuk kam dijeni, mbrëmë ndodhesha në Tiranë por më kanë njoftuar në 2 të natës. Komshinjtë kanë ndërhyrë të fiknin zjarrin por nuk kanë shpëtuar dot gjë. Nuk ka pasur dëme në njerëz. Ekspertiza paraprake thonë që nuk ka patur shkëndije elektrike pasi energjia nuk është ndërprerë asnjëherë.

Nuk kam dyshime se nuk i kam askujt borxh, as konflikt as kërcënime. Unë jam një bujtinë e vogël, kam vetëm 5 dhoma në pronësi, nuk e di nëse ka të bëjë… nuk e di kujt tja vej gishtin. Dëmi rreth 150.000 euro. Ia lë në dorë drejtësisë dhe ekspertëve që janë për këtë punë”-u shpreh Gjecaj.