Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme në lokalin e paregjistruar, arrestohet pronari (EMRI)

Aktiviteti i paligjshëm ka dërguar në pranga një 36-vjeçar në Fier.

Bëhet fjalë për Marjus Muhaj në lokalin e të cilit përmes celularit viheshin baste sportive.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një tjetër rast, për të cilin u vu në pranga shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë me faqe që shërbenin për të organizuar lojëra fati, si dhe foto të biletave të basteve sportive. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas, nuk e kishte regjistruar në organet tatimore, lokalin e tij, dhe fshihte të ardhurat që përfitonte”,