Lobimi për takimin e djalit të Trump me Ramën në Tiranë? Trump Jr riposton përgjigjen e Grenell për Alfred Lelën
- 28 April, 2025
Një debat ka shpërthyer mes Richard Grenell, dërguarit të Presidentit Donald Trump për misionet speciale, dhe Alfred Lelës, drejtorit të zyrës së shtypit të PD, lidhur me një artikull që pretendon se Grenell është lobist i padeklaruar i kryeministrit Edi Rama.
Sipas lajmeve të publikuara, ka pasur spekulime se Grenell ka përpjekur të përfshijë djalin e presidentit Trump, Donald Trump Jr, në një vizitë në Tiranë për një takim me Ramën. Grenell reagoi me një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë histori si një “gënjeshtër totale”. Ai e ftoi Alfred Lelën që të korrigjonte menjëherë informacionin dhe ta hiqte artikullin, duke theksuar se nuk kishte asnjë të vërtetë në të.
“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO. Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet,” shkroi Grenell.
Në reagimin e tij, djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr, ripostoi përgjigjen e Grenell në Twitter. Ai kishte vizituar disa ditë më parë Beogradin, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ