Lobimi 6 mln dollarësh te avokati i Trump, reagon PD: Paratë do të paguhen nga shqiptarët që jetojnë në SHBA

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kontratën e lobimit të publikuar në media, të nënshkruar mes Nuredin Secit, një shqiptaro-amerikan që jeton në New York dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të “Continental Strategy”.

PD thotë se kompania është kontraktuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again”.

Sipas tyre, pagesa është marrë përsipër për t’u paguar 100% nga shqiptarët që jetojnë prej dekadash në SHBA.

Kontrata kap një vlerë deri në 6 milionë dollarë që do të paguhet nga 250 mijë dollarë në muaj, për një periudhë dy vjeçare.

REAGIMI I PLOTË:

Ne lidhje mbi nje informacion te shperndare ne media per lobimin e PD prane Qeverise dhe Kongresit te SHBA deshirojme te sqarojme sa vijon:

Komuniteti shqiptaro amerikan permes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompanine “Continental” per te ndihmuar ne konsolidimin e mardhenieve miqesore te Partise Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverine e SHBA. Synimi i bashkeatdhetareve tane ne SHBA eshte bashkepunimi i PD me aleatin kryesor te Shqiperise per te rivendosur demokracine funksionale dhe shtetin e te drejtes ne Shqiperi.

Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palekundur ne qendrimet e tij!

Kontributi financiar per realizimin e ketij qellimi eshte marre persiper 100% nga patriote shqiptare qe jetojne dhe punojne prej dekadash ne SHBA si dhe demokrate te tjere te larguar nga Shqiperia keto 10 vite per shkak te regjimit te Edi Rames!

Partia Demokratike duke falenderuar demokratet antikomuniste te komunitetit shqiptaro – amerikan per bujarine dhe e patriotizmin e tyre sqaron opinionin publik se ndonese ka dhene dakordesine per marrjen e ketij sherbimi ne perputhje te plote me ligjet e te dy vendeve, nuk ka asnje barre financiare apo detyrim kontraktual qe lind nga kjo marreveshje.