Livia rrëfen historinë me Mevlanin: Jam penduar për reagimin publik, isha në studio kur zbulov tradhtinë

Në një bisedë emocionuese me Valbonën brenda shtëpisë së Big Brother VIP4, konkurrentja Livia rrëfeu detaje mbi marrëdhënien e saj të shumëpërfolur me ish-partnerin, Mevlanin, një histori që nisi në programin “Për’puthen” dhe përfundoi me polemika publike.

Livia tregoi se lidhja e tyre mori një kthesë dramatike kur ajo kuptoi se Mevlani kishte nisur një tjetër histori, ndërsa ajo nuk ishte në dijeni.

Pjesë nga rrëfimi i Livias:

Valbona: Ti mendon se gjatë shkëputjes suaj ka nisur historia e tij?

Livia: Unë i di gjërat. Pasi pata këtë njohje, u përhap nami i zi, dola tradhtare. Personi në fjalë më ka sharë, ndërkohë që nuk ishim bashkë.

Valbona: Dole dhe reagove publikisht. A të erdhi keq që e bëre?

Livia: Po të kthehesha pas, nuk do ta bëja. Kam reaguar ashtu sepse isha në studio kur ndodhi gjithçka. U ula aty, fillova të qaj, “mami, mami”… Kur pashë që doli “ja, e dashura”. Jam nisur direkt për Tiranë, duke qarë dhe duke u dridhur. Mora shumë telefonata, isha e bllokuar dhe e lënduar.

E pyetur nëse ka ende ndjenja për Mevlanin, Livia u shpreh:

“Me dasht të bëj garipen, do thoja që jo. Por është një person që e njoh dhe ja di shpirtin. Kam pasur mundësi të komunikoj dhe të sqaroj disa gjëra. Sot jam penduar për mënyrën si reagova atëherë.”

Livia pranoi se ata kanë pasur kontakte të herëpashershme për të sqaruar situatat e mbetura pezull, duke theksuar se ndjenjat e forta dhe keqkuptimet kanë qenë arsyeja e zënkave të tyre.