Livia flet për babain që nuk e ka njohur kurrë: E kërcënonte mamin, kishte vesin e bixhozit

Në një bisedë emocionale me Rozanën, Livia Brunga ka shpërthyer në një rrëfim të thellë për historinë e trishtë të familjes së saj dhe marrëdhënies me babain që nuk e ka njohur kurrë. Ajo ka treguar se kur ishte 6-7 vjeçe, babai i saj u zhduk dhe ajo nuk mundi të kthehej në Shqipëri për të takuar gjyshen.

Livia ka përshkruar periudhën e vështirë që kaloi me nënën e saj, e cila vuante shumë dhe e dërgoi familjen nga Toskana në Rimini për të shpëtuar nga vështirësitë ekonomike. Ajo ka rrëfyer se ka humbur çdo informacion për babanë dhe se më vonë, para 4 vitesh, ka marrë një mesazh nga vëllai i saj, që i bëri me dije se ai ishte vëllai i saj.

Ajo ka treguar gjithashtu se babai i saj kishte një ves të theksuar për bixhozin dhe shpesh i linte gjërat në bast. Kjo e ka vënë nënën e saj në një situatë të rëndë, pasi ai shpesh nuk i hapte derën e shtëpisë dhe e kërcënonte se nuk do të hynte më brenda. Megjithatë, Livia ka theksuar se familja ka pasur një jetë të mirë ekonomike, por pasojat e këtyre sjelljeve kishin ndikim në jetën e tyre.

“Nëna ime është shumë punëtore, edhe tani bën 3 punë, është hiperaktive. Imagjino të rrish me dikë që nuk punon,” ka thënë Livia, duke shtuar se babai i saj ishte një njeri i bukur dhe shpesh i merrnin vajzat përpara nënës së saj.