Liverpool “shkatërron” Leeds United, Jurgen Klopp ëndërron Europën

Një muaj e gjysmë ka zgjatur kriza e rezultateve te Liverpool.

“The reds” shpërthyen në javën e 31-të, duke shpartalluar me shifrat e thella 1-6 Leeds United. Një sfidë e zgjidhur shumë shpejt nga ana e skuadrës së Jurgen Klopp.

Gakpo kaloi në epërsi Liverpool pas 35 minutash lojë, ndërsa për të dyfishuar mendoi lojtari më i mirë i sfidës, Mohamed Salah. Egjiptiani shënoi një dopietë personale në këtë takim, teksa dy golësh realizoi Diogo Jota.

Llogaritë e sfidës i mbylli Nunez, duke rritur kështu shanset e Liverpool për të siguruar një biletë për në Kupat e Europës.

“Mendoj se është ndeshja më e mirë që kemi luajtur këtë sezon. Jam shumë i lumtur për lojën e zhvilluar. Mendoj se i kemi detyruar të bëjmë shumë gabime në mbrojtje dhe arritëm që të shënonim” tha Klopp pas sfidës.

Tetë javë nga fundi, Liverpool numëron 47 pikë, i distancuar me 6 nga Tottenham i zonës Europa League dhe 9 pikë nga Neëcastle, që aktualisht mban një pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Check Also

Vetëdorëzimi i motrave Berisha dhe skena e dhunës tek Kodra e Diellit, reagon për herë të parë për REPLIKË, KLEA PRENGA: Ishte një traumë që nuk do ta kaloj lehtë. Do kisha dëshirë të…

Teksa motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan dy ditë më parë në Drejtorinë Vendore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *