LIVE TIRANA-BESHIKTASH/ Selmani lë fushën me barrelë, në vend të tij futet Ilion Lika (VIDEO)
Tirana përballet me Beshiktash për sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferncës. Bardheblutë, pasi u mundën 3-1 në sfidën e parë në Stamboll, do të tentojnë në “Air Albania” që të fitojnë ndeshjen e pse jo, edhe mrekullinë për kualifikimin.
Për ta bërë këtë, trajneri Shehi ka vendosur të ndryshojë modul por edhe emra në radhët e skuadrës së tij siç kishte paralajmëruar një ditë më parë. Kështu, në prapavijë shfaqen nga minuta e parë Lulaj dhe Haxhiu, teksa do të jetë Deliu nga minua e parë në fushë përkrah Lushkjes e Jonuzit dhe jo Hila.
LIVE TIRANA-BESHIKTASH 0-0
NGJARJET KRYESORE
31′ Selmani nuk mund të vazhdojë më, në vend të tij hyn të fushë Luka. (KLIKO KËTU PËR VIDEON)
27’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Muleka i cili bëhet gati të gjuajë por është Selmani i cili bllokon sferën duke e devijuar jashtë. Portieri i bardhebluve kërkon trajtimin mjekësor pasi ka marrë një goditje në këmbë. (KLIKO KËTU PËR VIDEON