LIVE PARTIZANI-VALMIERA/ Cara nuk ndal golat në Europë, u jep avantazhin të kuqve (VIDEO)
Partizani luan sot ndaj Valmieras ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Konferencës, duke qenë një hap larg play-off të turneut. Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, të kuqtë kanë mundësinë që të administrojnë një avantazh të tillë.
Trajneri Zekiç ka vendosur që të bëjë përsëri ndryshime me rreshtimin e tij, teksa ka kthyer si titullar pas dy ndeshjesh Andi Hadrojn. Njëkohësisht, është Preka i cili shfaqet në qendër të mbrojtjes, e cila kthehet me 5.
I sakrifikuari në mesfushë është Murataj, i cili i ka bërë vend Maget. Ndërkohë, i avancuar në sulm është vetëm Cara, i mbështetur pas krahëve nga Taipi, me Grezdën i cili kthehet në stol.
LIVE PARTIZANI-VALMIERA 1-0
21′ (p) Cara
NGJARJET KRYESORE
21’ GOOOL PARTIZANI! Të kuqtë në avantazh me penalltinë e Carës. (SHIH VIDEO)
15’ Aksion spektakolar i Partizanit, Rrapaj hyn në zonë nga e majta dhe shfaqet para portierit, por vetëm ndërhyrja e Diop i heq mundësinë për të dërguar topin në rrjetë. (SHIH VIDEO)
12’ Diop tenton të hyjë në zonë dhe vetëm një ndërhyrje e Prekës shpëton të kuqtë. (SHIH VIDEO)
9’ Koçijan shkakton një faull pranë anësores në krahun e majtë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
7’ Gustavo Silva tenton të befasojë Qirkon si në ndeshjen e parë, por këtë herë gjuan dobët dhe portieri e ka të lehtë të kontrollojë. (SHIH VIDEO)
5’ Harkim në zonë i Kajrimani nga një goditje dënimi, Maget largon nga zona e të kuqve.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Elbasan Arena”.