LIVE/ Partizani thellon avantazhin, vjen goli i 3-të (VIDEO)

Partizani 3-0 Atletic Esclades

Partizani dhe Atletic Esclades (ekip nga Andorra) do të përballen me njëra tjetrën në orën 20.45, në kuadër të Conference League. Ndeshja e parë e turit të dytë kishte përfunduar 1-0 në favor të ekipit shqiptar, ndërsa sonte në “Air Albania” mbahet takimi i kthimit.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Të dy trajnerët kanë vendosur të luajnë nga minuta e parë me më të mirët. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri armen, Hovhannisyan Z.

FORMACIONET ZYRTARE:

 

 

Partizani: Qirko, Hadroj, Sota, Kocijan, Atanaskoski, Murataj, Mehmeti, Rrapaj, Taipi, Mba, Cara.

Atletic Escaldes: Gracia, Lopez, Morales, Sgro, Aguero, Paez, Bouharma, Ferrer, Piloto, Lopez, Rambasso.

Minutë pas minute:

64- Gol. Partizani thellon avantazhin me Rrapaj.

48- Partizani e fillon mirë pjesën e dytë, sërish Cara protagonist, por vetëm kaq. Topi shkon ngjitur me shtyllën.

46- Nis pjesa e dytë.

45- Përfundon fraksioni.

45- Gool. Partizani “tund rrjetën” sërish. Tjetër gol i Carës.

 

39- Murataj, nga fare pranë portës nuk shënon. Nuk i besojnë syve te Partizani.

29- Goll. Feston Partizani. Cara zhbllokon ndeshjen.

 

26- Atletic Escaldes provon nga distanca, por pa rezultat. Gjuajtja e Ayrton Paez shkon shumë larg portës.

7- Mba nuk tregohet i saktë i vetëm me portierin. Lojë e shpejtë nga të dyja skuadrat.

3- E pabesuseshme çfarë humbet ekipi mysafir, rast flagrant. Gabon prapavija e kuqe, Piloto nuk përfiton.

1- Nis ndeshja.