LIVE/ Partizani-Atletic Escaldes, fillon pjesa e dytë
Partizani 2-0 Atletic Esclades
Partizani dhe Atletic Esclades (ekip nga Andorra) do të përballen me njëra tjetrën në orën 20.45, në kuadër të Conference League. Ndeshja e parë e turit të dytë kishte përfunduar 1-0 në favor të ekipit shqiptar, ndërsa sonte në “Air Albania” mbahet takimi i kthimit.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Të dy trajnerët kanë vendosur të luajnë nga minuta e parë me më të mirët. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri armen, Hovhannisyan Z.
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Qirko, Hadroj, Sota, Kocijan, Atanaskoski, Murataj, Mehmeti, Rrapaj, Taipi, Mba, Cara.
Atletic Escaldes: Gracia, Lopez, Morales, Sgro, Aguero, Paez, Bouharma, Ferrer, Piloto, Lopez, Rambasso.
Minutë pas minute:
46- Nis pjesa e dytë.
45- Përfundon fraksioni.
45- Gool. Partizani “tund rrjetën” sërish. Tjetër gol i Carës.
39- Murataj, nga fare pranë portës nuk shënon. Nuk i besojnë syve te Partizani.
29- Goll. Feston Partizani. Cara zhbllokon ndeshjen.
26- Atletic Escaldes provon nga distanca, por pa rezultat. Gjuajtja e Ayrton Paez shkon shumë larg portës.
7- Mba nuk tregohet i saktë i vetëm me portierin. Lojë e shpejtë nga të dyja skuadrat.
3- E pabesuseshme çfarë humbet ekipi mysafir, rast flagrant. Gabon prapavija e kuqe, Piloto nuk përfiton.