“Lironi doktorin”/ Simpatizantë të shumtë presin mbërritjen e Sali Berishës
“Lironi doktorin”- Sali Berisha mbërrin në SPAK, pritet me bohorima nga demokratët! Kreu i PD-së hipën në makinë dhe i përshëndet me dy gishta.
Një numër i konsiderueshëm simpatizantësh janë mbledhur para institucionit të drejtësisë duke brohoritur “O Sali, o hero! Gjithë Shqipëria ty të do!”
Grumbullimi i tyre nga ana e strukturave të PD është quajtur një “grumbullim solidariteti” pasi zyrtarisht nuk ka njoftim për një tubim të mundshëm nga ana e PD.Me flamuj të PD-së në duar mbështetësit presin kreun e Partisë Demokratike. Ndërkohë organizim ka edhe nga forcat e sigurisë.
Procesin gjyqësor ndaj tij, e cilësoi “një trillim fund e krye të Edi Ramës”.
“Pres një vendim politik të Edi Ramës. Ai ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do t’ia djegim. Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është partia politike më sovrane. Ne do rikthejmë votën e lirë, rrotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës”, përfundoi Berisha.